Presidenti i ri, Kurti: Prioritet absolut, shmangia e zgjedhje të reja

2 Mars 2026 | 19:57

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se prioritet absolut i tij është evitimi i zgjedhjeve të reja. Ai pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, tha se do t’i intensifikojnë diskutimet në dy ditët e ardhshme me partitë parlamentare që presidenti të zgjidhet me sukses.

“Kemi ideale për tre kandidatë, por aktualisht nuk i kemi asnjë. Për shkak se mundësitë janë aty, unë do të vazhdoj të komunikoj në mënyrë që edhe nesër dhe pasnesër të arrijmë te rezultati dhe suksesi për presidentin. Tash për tash nuk kam diçka të re. Meqenëse në njërën anë figurë konsensuale nuk kemi dhe marrëveshje politike nuk kemi, sidomos prej kur PDK tha se propozimi duhet të jetë partiak”, tha ai, shkruan KosovaPress.

Kurti u pyet pse s’po e kandidojnë Vjosa Osmanin për një mandat të dytë. Ai tha se garanci për zgjedhje të suksesshme të presidentit janë 85 vota në Kuvend.

“Ne duhet t’i kemi 80 veta që qëndrojnë në sallë dhe votojnë minimalisht. Konsiderojmë se nuk mund të shkojmë me 80 në votim. Po doli 79 numri në fund, automatikisht shkojmë në zgjedhje dhe e kemi prioritet absolut evitimin e zgjedhjeve. Duhet të sigurohemi jo t’i kemi 80, por 84-85, për këtë po bëhen diskutimet”, tha Kurti.

Kurti u pyet edhe për një takim me Vjosa Osmanin, derisa tha se ai është në diskutime me të gjitha palët.

“Ne jemi vazhdimisht në komunikim dhe takime me të gjitha palët. Kurrë s’ka qenë atmosfera më konstruktive me opozitën, por kjo nuk do të thotë hapa konkretë. Tridhjetëshi nuk kryen punë, as 80 nuk është garanci. Duhet 84-85 që të jemi të sigurt për 80”, përfundoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raportuesi për Kosovën në PE: Duhet të marrë statusin e kandidatit për BE

Rruga evropiane e Kosovës dhe progresi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian kanë qenë në qendër të debatit në seancën plenare të Parlamentit...
21:37 | 16/06/2026

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Të përfundojë sjellja refuzuese e ish-opozitës

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti deklaron se për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, dhe që sipas tij, vendi të mos shkoj përsëri në...
10:56 | 16/06/2026

VV rrit numrin e mandateve në Kuvend, shkon në 52

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar një ulëse shtesë në Kuvendin e Kosovës, duke arritur në 52 mandate pas përditësimit të rezultateve të votave që kanë ardhur...
22:45 | 15/06/2026