Karamuço: SHBA do fillojë luftë tokësore në Iran

3 Mars 2026 | 21:28

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në Iran dhe sulmet në Lindjen e Mesme. Karamuçu u shpreh se SHBA do fillojë luftë tokësore në Iran ndërsa theksoi se kjo u njoftua për herë të parë këtë të martë nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Sipas tij lufta nuk do të jetë e shkurtër dhe se nuk do të përfshihet ushtria amerikane dhe izraelite. Ai shtoi se do të përdoren formacione të kurdëve në veri të Irakut që mund të hyjnë në territorin irakian dhe të fillojë një luftë tokësore.

“Kjo luftë nuk fitohet kështu dhe sot presidenti Trump e tha atë që ne kishim parashikuar. Pra që ka një fazë të dytë të ndërhyrjes tokësore, por jo vetë ushtria amerikane, as ajo izraelite.

Po do të përdoren formacione të kurdëve në veri të Irakut që mund të hyjnë në territorin irakian dhe të fillojë një luftë tokësore e cila mund të kthehet në një luftë civile. Pra sot e shprehu për herë të parë tani po shikojmë mundësinë e kësaj sepse ata e kuptojnë që vetëm me bombardime nuk i arrijnë dot qëllimet për ta përmbysur këtë regjim.

Nga ana tjetër janë aktivizuar edhe vendet e gjirit, pra kanë filluar të shikojnë mundësitë të kundërpërgjigjen deri dje ata vetëm shikonin dhe ankoheshin, po shikohet që ata të kundërsulmojnë tani, të zgjedhin pikat e tyre që quhen strukturave kritike për të goditur dhe ata Iranit.

Si duket duan të bëjnë një koalicion më të gjerë bashkë me amerikanët dhe dhe izraelitët. Pra të gjitha këto janë në zhvillim e sipër. Nuk do jetë një luftë e shkurtër. Absolutisht”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sekuestrimi i cisternës ruse! Britania arreston edhe 25 anëtarë të ekuipazhit

Forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar dhe oficerë të zbatimit të ligjit kanë hipur për herë të parë në një cisternë të flotës së...
20:16 | 14/06/2026

Ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump për ditëlindje

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka uruar presidentin amerikan dhe njëherësh Presidentin e 45-të dhe të 47-të të Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, me rastin...
20:14 | 14/06/2026

Sa ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë?

Media e pavarur ruse Mediazona, në bashkëpunim me shërbimin rus të BBC-së, ka bërë të ditur se deri më tani janë konfirmuar identitetet e 225.019...
19:09 | 14/06/2026