Sekuestrimi i cisternës ruse! Britania arreston edhe 25 anëtarë të ekuipazhit

14 Qershor 2026 | 20:16

Forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar dhe oficerë të zbatimit të ligjit kanë hipur për herë të parë në një cisternë të flotës së fshehtë ruse.

Në bordin e anijes ruse që u sekuestrua ndodheshin 25 anëtarë ekuipazhi me kombësi të ndryshme, raporton skynews.

Oficeri komandues i Marinsave Mbretërorë, nënkolonel Tom Quinn, tha se ekuipazhi në bord nuk ka rezistuar dhe kanë qenë “profesional” në ndihmën ndaj marinsave për të marrë kontrollin e sigurt të cisternës së naftës “Smyrtos”.

Ai shtoi se ekuipazhi aktualisht është “nën kujdesin e Agjencisë Kombëtare të Krimit”, e cila po i trajton ata “në mënyrën e duhur”.

Anija “Smyrtos”, cisternë me flamur të Kamerunit, po lundronte në Kanalin Anglez kur u ndalua në orët e para të mëngjesit.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se komando të Marinsave Mbretërorë dhe oficerë të trajnuar posaçërisht nga Agjencia Kombëtare e Krimit hipën në një cisternë nafte të sanksionuar.

Sekuestrimi i anijes, i cili zgjati gjashtë orë, u mbështet nga avionë të Grupit Ajror Detar (përfshirë helikopterët Chinook, Merlin Mk4 dhe Wildcat), një aeroplan RAF P-8, si dhe anijet HMS Sutherland dhe HMS Ledbury.

Kjo është hera e parë që një anije e “flotës së fshehtë” ruse ndalohet në ujërat britanike, pasi Starmer kishte miratuar në mars që trupat dhe forcat e rendit të lejoheshin t’i hipnin këtyre anijeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump heq dorë nga taksa 20% për transportin detar: Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjithë, përveç Iranit

Presidenti Donald Trump është tërhequr nga propozimi i tij për një tarifë prej 20% për anijet që përdorin zonën e Ngushticës së Hormuzit. Duke postuar...
17:22 | 14/07/2026

Pse sulmi i Arabisë Saudite në një aeroport në Jemen tregon se lufta SHBA-Iran po përshkallëzohet?

Arabia Saudite goditi të hënën një aeroport kyç në Sanaa të Jemenit për të parandaluar uljen atje të një aeroplani që po afrohej, i cili...
17:19 | 14/07/2026

Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida

Sot ka 450.6 milionë njerëz, por studiuesit thonë se kjo shifër do të arrijë kulmin në 453.3 milionë në vitin 2029, përpara një rënieje të...
16:45 | 14/07/2026