Ministri i Energjisë i Katarit: Konflikti në Lindjen e Mesme mund të rrezikojë ekonomitë e botës

6 Mars 2026 | 17:27

Ministri i Energjisë i Katarit ka thënë se konflikti në Lindjen e Mesme mund të “rrëzojë ekonomitë e botës”, raporton Financial Times.

Saad al-Kaabi vlerësoi se edhe nëse lufta do të përfundonte sot, do të duheshin “javë deri në muaj” që vendi të rikthehej në furnizimet normale me gaz, pas bombardimeve iraniane të uzinës Ras Laffan.

Ai shtoi se nëse lufta vazhdon për disa javë, rritja e PBB-së në të gjithë botën do të ndikohet.

“Çmimi i energjisë për të gjithë do të rritet. Do të ketë mungesa të disa produkteve dhe do të ketë një reaksion zinxhir të fabrikave që nuk do të jenë në gjendje të furnizojnë”, tha Al-Kaabi, duke shprehur shqetësim të veçantë për ekonominë e Katarit, megjithëse paralajmërimet e tij kanë implikime ndërkombëtare.

Sipas Euronews, vendet aziatike si Pakistani, Bangladeshi dhe India janë më të varura nga gazi i Katarit sesa vendet evropiane, të cilat përballen me më pak rrezik mungesash.

Al-Kaabi tha se blerësit aziatikë mund të detyrohen të bëjnë oferta kundër evropianëve për gazin që është ende në dispozicion, duke theksuar pasojat globale të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026