Europol: Lufta në Iran, alarm për terrorizëm, krim të organizuar dhe sulme kibernetike në BE
Vendet e BE kanë shtuar masat e sigurisë për shkak të sulmeve të mundshme që lidhen me zhvillimet në Iran. Europol, në një deklaratë për mediat njoftoi se BE rrezikohet nga sulme kibernetike, fushata dezinformimid dhe akte terroriste.
Disa vende të Bashkimit Europian, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, kanë rritur masat e sigurisë mes frikës për sulme të mundshme të lidhura me rrjete iraniane ose aktorë ekstremistë.
Agjencia europiane e policisë, Europol, paralajmëron se konflikti i përshkallëzuar mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit ka rritur ndjeshëm rrezikun për terrorizëm, ekstremizëm të dhunshëm, sulme kibernetike dhe fushata dezinformimi në territorin europian.
Sipas drejtuesve të komunikimit të Europol, konflikti ka “pasoja të menjëhershme për krimin e organizuar dhe terrorizmin në BE”.
Rreziku kryesor lidhet me radikalizimin e mundshëm të individëve të vetëm ose të celulave të vogla që mund të veprojnë pa urdhra të drejtpërdrejta. Autoritetet gjithashtu paralajmërojnë për aktivitet të rrjeteve të lidhura me Iranin në Europë, përfshirë grupet që lidhen me të ashtuquajturin “Boshti i Rezistencës”, si dhe rrjete kriminale që dyshohet se veprojnë nën drejtimin e institucioneve iraniane të sigurisë.
Alarmi vjen pak ditë pasi një thirrje “luftë të shenjtë” kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit u shpall nga kleriku iranian Nasser Shirazi pas vdekjes së liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, në sulmet e përbashkëta amerikano-izraelite.
Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, paralajmëroi se çdo veprim kundër Teheranit nga qeveritë europiane do të konsiderohet bashkëpunim me agresorët dhe “akt lufte”.
Në Gjermani, ministria e Brendshme tha se nuk ka aktualisht indicie për kërcënime konkrete, por pranoi se situata e sigurisë mund të ndryshojë “në çdo moment”.
Në Francë, presidenti Emmanuel Macron ka urdhëruar forcimin e operacionit ushtarak të sigurisë dhe rritjen e mbrojtjes për objektet dhe personat më të rrezikuar.
Ministri i Brendshëm francez, deklaroi se nuk ka informacione për një sulm të menjëhershëm terrorist në territorin francez, por theksoi se niveli i vigjilencës mbetet maksimal.
Autoritetet kujtojnë se kërcënimet e lidhura me Iranin nuk janë të reja. Në vitin 2018, shërbimet europiane të inteligjencës parandaluan një plan për të bombarduar një tubim të opozitës iraniane pranë Parisit.
Ekspertët paralajmërojnë se nëse regjimi iranian përballet me presion të madh brenda vendit, ai mund të tentojë të krijojë destabilitet në shtetet që konsiderohen mbështetëse të kundërshtarëve të tij.
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh