Tornadot në Michigan, humbin jetën 4 persona! Plagosen disa të tjerë

7 Mars 2026 | 08:31

Katër persona u vranë dhe më shumë se dhjetë të tjerë u plagosën pasi tornadot goditën shtetin verior të Miçiganit në SHBA. Autoritetet raportuan se një person vdiq në Qarkun Cass, në skajin jugperëndimor të shtetit.

Një tjetër tornado pranë Union City, në Michiganin jugor, vrau tre persona dhe plagosi 12 të tjerë, sipas sherifin lokal.

Guvernatorja e shtetit Gretchen Whitmer aktivizoi një grup operacionesh emergjente për të koordinuar përpjekjet e ndihmës për shkak të motit të keq në Michigan.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara në mediat sociale, tornadoja është shumë e madhe dhe e fortë e cila ka shkaktuar dëme të shumta materiale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026