Pezeshkian kërkoi falje, Trump: Irani iu dorëzua fqinjëve në Lindjen e Mesme, shkak sulmet tona të pamëshirshme

7 Mars 2026 | 12:29

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar përmes një postimi në “Truth Social” lidhur me deklaratën e homologut të tij iranian, Masoud Pezeshkian i cili iu kërkoi falje vendeve fqinje që u sulmuan nga Irani në shenjë hakmarrjeje. Trump shkruan se Irani ka premtuar se nuk do të qëllojë më dhe se kjo deklaratë erdhi për shkak të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit.

Ai i cilësoi sulmet si të pamëshirshme dhe se kjo është hera e parë që Irani ka humbur ndonjëherë, në mijëra vjet, ndaj vendeve përreth Lindjes së Mesme.

“Irani, i cili po goditet deri në FERR, u ka kërkuar falje dhe u është dorëzuar fqinjëve të tij në Lindjen e Mesme, dhe ka premtuar se nuk do t’i qëllojë më. Ky premtim u bë vetëm për shkak të sulmit të pamëshirshëm të SHBA-së dhe Izraelit.

Ata po kërkonin të merrnin kontrollin dhe të sundonin Lindjen e Mesme. Është hera e parë që Irani ka humbur ndonjëherë, në mijëra vjet, ndaj vendeve përreth Lindjes së Mesme. Ata kanë thënë: “Faleminderit President Trump.”

Unë kam thënë: “S’ka problem!” Irani nuk është më “Bullizuesi i Lindjes së Mesme”, por është, përkundrazi, “HUMBËSI I LINDJES SË MESME” dhe do të jetë i tillë për shumë dekada derisa të dorëzohen ose, më shumë gjasa, të shemben plotësisht!

Sot Irani do të goditet shumë rëndë! Nën shqyrtim serioz për shkatërrim të plotë dhe vdekje të sigurt, për shkak të sjelljes së keqe të Iranit, janë zona dhe grupe njerëzish që nuk ishin konsideruar për shënjestër deri në këtë moment”, shkruan Trump.

Pezeshkian ka dhënë një mesazh video në televizionin shtetëror iranian duke deklaruar se nuk pranojnë kushtin e SHBA për dorëzim pa kushte. Ai gjithashtu theksoi se e konsideron të nevojshme t’u kërkojë falje vendeve fqinje që u sulmuan.

“Nuk kemi ndërmend të pushtojmë vendet fqinje”, tha ai teksa bëri thirrje për bashkëpunim rajonal për të vendosur paqen dhe qetësinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026