Ukrainë, të paktën 10 të vrarë nga sulmi rus në një ndërtesë banimi në Kharkiv
Të paktën 10 persona u vranë kur Rusia goditi një ndërtesë banimi pesëkatëshe në qytetin verilindor ukrainas të Kharkivit me një raketë balistike, thanë zyrtarët lokalë më 8 mars, duke nxitur një thirrje të zemëruar nga presidenti Volodymyr Zelensky që partnerët perëndimorë të veprojnë.
“Që nga rënia e natës, [ekipet e shpëtimit] po çmontojnë rrënojat e një ndërtese banimi në Kharkiv pas një sulmi me raketë balistike ruse”, tha Zelensky në Telegram.
“Hyrja u shkatërrua, katet e sipërme të një ndërtese fqinje u dëmtuan… Mund të ketë ende njerëz nën rrënoja. Të gjitha shërbimet e nevojshme janë në vend për operacionet e shpëtimit”.
Zyrtarët thanë se dy fëmijë ishin në mesin e të vrarëve nga sulmi.
AFP-ja tha se gazetarët e saj panë ekipet e shpëtimit duke kërkuar mes rrënojave, ku besohej se disa njerëz kishin mbetur të bllokuar.
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia