Manja: PS nuk jep autorizim për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut

9 Mars 2026 | 10:50

Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja deklaroi nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së se anëtarët e mazhorancës në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit kanë arritur në përfundimin se nuk ka vend për dhënien e autorizimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal, ndalimit të daljes jashtë shtetit, me një masë më të rëndë, si arrest me burg ose në shtëpi, për Belinda Ballukun.

Teksa prezantoi raportin për kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, Manja theksoi se lufta kundër korrupsionit është objektiv legjitim dhe i domosdoshëm, por duhet të organizohet në përputhje me parimet kushtetuese dhe garancitë që mbrojnë të drejtat e njeriut.

Manja i rekomandoi seancës plenare rrëzimin e kërkesës së SPAK-ut për dhënien e autorizimit për arrestimin dhe heqjen e lirisë së deputetes Belinda Balluku, ndërsa theksoi se nga shqyrtimi i materialeve të SPAK-ut nuk rezulton të jetë evidentuar domosdoshmëria e një mase të tillë në raport me ushtrimin e mandatit parlamentar.

“Si anëtarë të mazhorancës në Këshillin e Mandateve, arrijmë në përfundimin se nuk ka vend për dhënien e autorizimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal, atë të ndalimit jashtë shtetit, me një masë më të rëndë, si arrest në burg ose në shtëpi. Është e vërtetë që në një shtet të së drejtës, lufta kundër korrupsionit është një objektiv legjitim dhe i domosdoshëm, por këto objektiva duhet të realizohen në përputhje me kushtetutën. Ne i rekomandojmë seancës penale të rrëzojë kërkesën e SPAK për autorizimin e heqjes së lirisë së Ballukut, pasi nga shqyrtimi i materialeve shoqëruese të kërkesës nuk rezulton se ekziston një domosdoshmëri për vendosjen e një mase të tillë. Kjo nuk pengon SPAK të vazhdojë hetimet, tha Manja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

JD Vance: Trump mund të publikojë para të premtes marrëveshjen për fundin e luftës me Iranin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump mund të vendosë të publikojë përpara ditës së premte marrëveshjen paraprake që synon t’i japë fund konfliktit me Iranin. Lajmi...
07:51 | 16/06/2026

17 shtete mbështesin memorandumimin SHBA-Iran dhe kërkojnë zbatim të shpejtë

Një grup prej 17 shtetesh ka përshëndetur memorandumin e mirëkuptimit të shpallur mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke e cilësuar atë si një hap...
07:19 | 16/06/2026

Bllokimi i rrugës së Rinasit ditën e djeshme në marshimin e protestës, policia merr në hetim 19 persona

Policia e Shtetit ka nisur procedim penal ndaj 19 personave të dyshuar si organizatorë dhe pjesëmarrës në bllokimin e aksit rrugor drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë...
20:53 | 15/06/2026