BE rrit përpjekjet për mbrojtjen e civilëve, riatdheson 356 qytetarë nga Lindja e Mesme
Komisioni Evropian tha të hënën se ka riatdhesuar në mënyrë të sigurt 356 qytetarë evropianë të bllokuar në Lindjen e Mesme nga Omani në Rumani.
Ekzekutivi i BE-së regjistroi dy fluturime direkt, në përdorimin e parë ndonjëherë të kapaciteteve të veta të transportit dhe logjistikës ‘rescEU’. Ky veprim erdhi pas një kërkese të paraqitur nga autoritetet rumune.
Kapacitetet RescEU u vendosën nga Qendra e Koordinimit të Reagimit ndaj Emergjencave (ERCC) e bllokut dhe mund të përdoren kur asnjë shtet anëtar i BE-së, ose shtete pjesëmarrëse të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së (UCPM), nuk mund të ofrojë kapacitete transporti pas një kërkese për ndihmë.
Përtej këtyre dy fluturimeve, Brukseli ka mbështetur edhe 42 fluturime të tjera, duke kthyer në mënyrë të sigurt mbi 4,100 qytetarë evropianë në Belgjikë, Bullgari, Republikën Çeke, Itali, Qipro, Letoni, Lituani, Luksemburg, Holandë, Austri, Portugali, Rumani, Sllovaki dhe Suedi.
Më shumë fluturime janë planifikuar për ekzekutim në ditët në vijim pasi blloku mori kërkesa për ndihmë nga 23 shtete anëtare.
“Kur ndodh kriza, Evropa është aty për njerëzit e saj. Kur kapacitetet kombëtare arrijnë kufijtë e tyre, BE-ja ndërhyn me mbështetje të fortë”, tha Hadja Lahbib, Komisionere e BE-së për Barazinë, Përgatitjen dhe Menaxhimin e Krizave.
“Për herë të parë, aeroplanët e rescEU janë në qiell për të riatdhesuar qytetarët evropianë të bllokuar në Lindjen e Mesme. Mekanizmi ynë i Mbrojtjes Civile po punon ditë e natë për të sjellë qytetarët evropianë në shtëpi. Evropa, duke qëndruar së bashku në kohë krize”, shtoi ai.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë