Ambasadori rus mohon akuzat për helmimin e Navalny: Vërtet mendoni se e sollëm atë bretkosë nga Amerika e Jugut?
Ambasadori rus në Mbretërinë e Bashkuar, Andrei Kelin, ka mohuar se helmi i bretkosave është përdorur për të vrarë udhëheqësin e opozitës ruse Alexei Navalny.
Duke folur në “Sunday Morning” me Trevor Phillips, Kelin tha se vdekja e tij “nuk ka të bëjë fare me ne” (Rusinë).
Navalny vdiq dy vjet më parë, ndërsa ishte i burgosur në një koloni penale ruse. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih më herët këtë vit, Britania, Gjermania, Suedia dhe Holanda pretenduan se ai ishte helmuar nga një toksinë vdekjeprurëse e gjetur në lëkurën e bretkosave ekuadoriane.
Ata thanë se ky akt “barbar” – përdorimi i një neurotoksine të klasifikuar si armë kimike – mund të ishte kryer vetëm nga regjimi i Vladimir Putinit, raporton Sky News.
Duke iu përgjigjur akuzave, Kelin tha: “A mendoni vërtet se e sollëm atë bretkosë nga Amerika e Jugut, ju lutem më tregoni”.
Ai më pas pohoi se kishte “gjashtë vende” në Londër ku mund të blihej një version sintetik i toksinës.
Duke u shfaqur gjithashtu në “Sunday Morning”, Ministrja e Jashtme Yvette Cooper tha se Kaelin kishte gabim. Ajo tha se Rusia kishte si “mjetet ashtu edhe motivin” për të vrarë Navalnyn. Cooper shtoi se kishte “prova të qarta” të përfshirjes ruse – prandaj Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera e kanë akuzuar Moskën për vdekjen e Navalnyt.
Sky News raporton se ka të ngjarë që toksina që e vrau atë të jetë prodhuar në laborator, në vend që të jetë marrë në të vërtetë nga bretkosa.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës