Zbulohet një vendbanim i ri arkeologjik në zonën e Lushnjës

9 Mars 2026 | 14:52

Arkeologët e IKTK-së, në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje, po kryejnë gërmime arkeologjike shpëtimi në vendin e quajtur Kodra e Pusit, pranë fshatit Murizë-Peqin. Ministri Blendi Gonxhja ka shpërndarë në “Facebook” pamje nga punimet e arkeologëve.

Gërmimet kanë zbuluar gjurmët e një vendbanimi të rëndësishëm me kohështrirje nga periudha romake deri në antikitetin e vonë.

Hulumtimet do të vijojnë për të pasuruar njohuritë mbi historinë dhe zhvillimin e kësaj zone.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026