Tajlanda dhe Vietnami promovojnë punën nga shtëpia për të përballuar rritjen e çmimeve të karburantit

10 Mars 2026 | 10:31

Tailanda dhe Vietnami i kanë inkurajuar punonjësit publikë të punojnë nga shtëpia dhe të ndërmarrin masa të tjera për kursimin e energjisë, ndërsa lufta në Lindjen e Mesme ndërpreu furnizimet me naftë dhe bëri që çmimet e karburantit të luhateshin.

Autoritetet tajlandeze thanë se punonjësit qeveritarë duhet të kalojnë në punë nga distanca sa herë që është e mundur dhe kërkuan që zyrat qeveritare t’i vendosin kondicionerët në 26 gradë Celsius për të kursyer energji. Gjithashtu, u bënë thirrje zyrtarëve të shmangin udhëtimet jashtë vendit.

Në Vietnam, qeveria ka hequr taksat për shumë produkte të importuara të naftës në një përpjekje për të parandaluar mungesat e karburantit dhe për të stabilizuar tregun vendas.

Gjithashtu i inkurajoi kompanitë që t’u lejojnë punonjësve të punojnë nga shtëpia “sa herë që është e mundur” për të lehtësuar kërkesën për karburant. Hanoi gjithashtu rekomandoi që publiku të kufizojë përdorimin e automjeteve personale dhe në vend të kësaj të zgjedhë transportin publik, çiklizmin ose përdorimin e përbashkët të makinave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026