SPAK publikoi raportin për 2025, Braho: Do ndjekim penalisht zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën

10 Mars 2026 | 13:56

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) publikoi më 9 mars, Raportin Vjetor për vitin 2025, ku paraqiten zhvillimet dhe rezultatet kryesore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. 

Sipas SPAK, gjatë vitit 2025, volumi i hetimeve penale është rritur krahasuar me vitin 2024.

“SPAK hetoi gjithsej 871 procedime penale, nga të cilat 294 raste të reja dhe 577 të mbartura nga viti 2024.

Vlera totale e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara arriti në rreth 45.4 milionë euro.

SPAK ka vijuar me vendosmëri hetimin e zyrtarëve të nivelit të lartë, duke regjistruar 6 procedime të reja dhe 16 persona nën hetim. Nga 30 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë nën hetim 18 persona janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim, ndërsa 10 prej tyre janë dënuar me vendim të formës së prerë.

“Të dhënat e Raportit të Vitit 2025 tregojnë se SPAK ka shënuar progres në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për këtë vlerësoj punën e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Megjithatë, këto janë sfida që kërkojnë përpjekje të vazhdueshme. Ne po punojmë intensivisht për hetimin dhe ndjekjen penale të të gjithë atyre zyrtarëve që kanë abuzuar me detyrën. Një rol kryesor në arritjet e SPAK ka luajtur edhe forcimi i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për hetimin e çdo personi që ka kryer vepër penale, duke treguar se askush nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë janë të barabartë para tij”, u shpreh drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026

Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës

Humbja e Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026 në stadiumin MetLife në New Jersey ka shkaktuar reagime të shumta nga tifozët,...
17:04 | 23/07/2026

Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se marrëveshja historike bërthamore civile mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite varet nga vendimi i Riadit për t’iu...
16:12 | 23/07/2026