FIFA ‘nxjerr zbuluar’ Sylvinhon, zyrtarizon para kohe afrimin e ri në kombëtaren shqiptare të futbollit

10 Mars 2026 | 17:23

FIFA ka zyrtarizuar afrimin e Bujar Pllanës në kombëtaren shqiptare të futbollit. Mbrojtësi 24-vjeçar i lindur në Mitrovicë luan me Lechia Gdansk në Poloni dhe më herët ka qenë në fushë tre herë për përfaqësuesen U-21 të Kosovës. Tanimë Sylvinho i ka dërguar ftesë mbrojtësit që luan në qendër dhe në krahun e djathtë të fushës.

Organizmi më i lartë i futbollit botëror ka dhënë lejen dhe Pllana ka kaluar nga Kosova për te Shqipëria, diçka formale pasi mbrojtësi nuk kishte asnjë pengesë pasi nuk ka luajtur asnjë takim me ekipin A të dardanëve.

24-vjeçari ka luajtur në Superligën e Kosovës te skuadrat; Trepça ’89, Feronikeli ’74 dhe Prishtina, para se në vitin 2023 të kalonte Slaven Belupo në Kroaci dhe më pas te Lechia Gdansk në Poloni ku luan prej një viti e gjysmë.

Këtë sezon në Superligën polake Bujar Pllana ka luajtur 11 ndeshje për 794 minuta në total. Veç qendrës së mbrojtjes, ai luan edhe në krahun e djathtë dhe duket si një përforcim i Hysajt dhe Balliut. Duket se Pllana nuk do jetë risia e vetme e Sylvinhos, pasi me Shqipërinë pritet të afrohet edhe mbrojtësi i majtë i AEK-ut të Athinës, Stavros Pilios.

Më 26 mars në Varshavë do luhet sfida play-off për Kupën e Botës 2026 mes Polonisë dhe Shqipërisë. Sfida teke vendos për ekipin që do kalojë në finalen play-off për një biletë në Grupet e Botërorit që do zhvillohen këtë verë nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Javën e ardhshme Sylvinho pritet të publikojë listën me emrat e futbollistëve të grumbulluar për fazën play-off.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekuadori përmbys Gjermaninë me rezultatin 2-1 dhe kalon në fazën eliminatore të Botërorit

Ekuadori e ka mbajtur gjallë fushatën e tij në Kupën e Botës, teksa goli i fitores i Gonzalo Platës kompletoi një fitore të paharrueshme 2-1...
09:00 | 26/06/2026

Holanda fiton 3-1 ndaj Tunizisë, siguron një vend në raundin tjetër

Holanda mposhti Tunizinë 3-1 në ndeshjen e fundit të Grupit F të enjten në stadiumin Kansas City në SHBA, duke siguruar një vend në raundin...
08:50 | 26/06/2026

Përfundon pa gola ndeshja në San Francisko, Australia siguron kualifikimin pas barazimit me Paraguain

Australia ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Botës FIFA 2026, pas barazimit 0-0 ndaj Paraguait në ndeshjen e fundit të Grupit D,...
08:21 | 26/06/2026