“Jemi leva e Arkimedit për largimin e Ramës”, Berisha: E nesërmja, një etapë e re për shqiptarët

11 Mars 2026 | 14:31

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në Mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD këtë të mërkurë, tha se protesta e nesërme do të jetë faza e një etape të re për vendin.

Sakaq, ai citoi se sytë e shqiptarëve janë drejtuar vetëm te opozita dhe se, siç e theksoi edhe ai, leva e Arkimedit për largimin e Edi Ramës është vetëm opozita dhe qytetarët shqiptarë.

“Sytë e miqve tanë, e miqve të Shqipërisë, janë të drejtuar tek opozita shqiptare, sepse natyrisht ata kanë qëndruar dhe qëndrojnë për shtetin ligjor në Shqipëri. Ne jemi shumë mirënjohës.

Qeveria e SHBA-së në mënyrë të përsëritur ka folur për kartelet e drogës dhe lidhjet në nivelet më të larta të pushtetit. Por problemi është se, leva e Arkimedit për largimin e Edi Ramës jemi vetëm ne, janë qytetarët shqiptarë, është opozita shqiptare.

Kështu që nesër shënon një etapë të re vendimtare në betejën tonë për përmbysjen e këtij regjimi, armiqësor në të gjithë qenien e tij ndaj Shqipërisë, shqiptarëve, kombit, të sotmes dhe të ardhmes së tyre.

Me besim të madh tek qytetarët shqiptarë se do t’i dalin zot ëndrrës së tyre më të bukur, interesit të tyre kombëtar, interesit të tyre personal, familjar, të fëmijëve të tyre, opozita do të udhëheqë kryengritjen paqësore gjer në rrëzimin përfundimtar të këtij regjimi antishqiptar, armiqësor të shqiptarëve.

Ndaj dhe duke denoncuar me forcën më të madhe këtë zhvillim tmerrësisht negativ dhe me pasoja për vendin, le t’i zotohemi Edi Ramës se ai nuk do të gëzojë kurrë këtë që mendon dhe se, në rast se mendon t’i shpëtojë një prokurorie, nuk do t’i shpëtojë kurrë lëkurën e tij nga populli shqiptar, nga qytetarët shqiptarë”, u shpreh Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hoxha pret parlamentarët francezë: Mbështetja e Francës, kyçe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti këtë të hënë në Tiranë një delegacion të Komisionit për Çështjet Evropiane të Asamblesë Kombëtare...
17:00 | 06/07/2026

Rama: Bizneset shqiptare duhet të përgatiten për tregun e BE-së, po vjen një transformim i pandalshëm

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të Programit Kombëtar për Përgatitjen e Biznesit për Integrimin në Bashkimin Europian, theksoi se qeveria do të mbështesë sipërmarrjet shqiptare...
11:55 | 06/07/2026

Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Ulsi Manja, pas diskutimeve në javën e...
11:06 | 06/07/2026