Protesta e Opozitës përpara parlamentit, gazetari tregon skenarët: Nesër pritet…

11 Mars 2026 | 22:04

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, ka dhënë detaje mbi zhvillimin e protestës së Opozitës këtë të enjte përpara parlamentit gjatë shqyrtimit në rend dite të imunitetit të ish-zv/Kryeministres Belinda Balluku. Hoxha ka dhënë detaje për zhvillimin e protestës dhe ka shpjeguar disa nga skenarët e mundshëm lidhur me zhvillimin e saj.

“Ka dy elementë që e bëjnë të ndryshme këtë protestë. Edhe për t’u përgjigjur pyetjes: protesta zhvillohet në një ditë jave dhe është paradite. Kjo të bën të mendosh se ajo nuk do të shkojë që në nisje drejt akteve të dhunës apo përdorimit të shisheve molotov. Kjo për shkak se pjesëmarrja nuk mund të jetë në ato nivele, po edhe për shkak se shumë qytetarë mund ta kenë të pamundur, mund të jenë në punë dhe mund të jenë të agjeruar. Gjithsesi, ne kemi parë që para parlamentit opozita e ka treguar që e ka mbushur atë perimetër. Nuk është lënë në një pjesëmarrje vullnetare; ka organizim dhe është bërë thirrje për të pasur pjesëmarrje. Janë angazhuar edhe deputetët dhe sekretariati.” – tha Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hoxha pret parlamentarët francezë: Mbështetja e Francës, kyçe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti këtë të hënë në Tiranë një delegacion të Komisionit për Çështjet Evropiane të Asamblesë Kombëtare...
17:00 | 06/07/2026

Rama: Bizneset shqiptare duhet të përgatiten për tregun e BE-së, po vjen një transformim i pandalshëm

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të Programit Kombëtar për Përgatitjen e Biznesit për Integrimin në Bashkimin Europian, theksoi se qeveria do të mbështesë sipërmarrjet shqiptare...
11:55 | 06/07/2026

Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Ulsi Manja, pas diskutimeve në javën e...
11:06 | 06/07/2026