Derdhje nafte, shkëmbinj nën ujorë të dëmtuar dhe rrëshqitje toke! Pasojat mjedisore nga lufta në Iran

11 Mars 2026 | 22:29

Ekspertët paralajmërojnë se pasojat mjedisore nga konflikti në Lindjen e Mesme mund të jenë katastrofike.

Ndërsa Izraeli, SHBA-të, Irani dhe aktorët rajonalë sulmojnë vende ushtarake, materialet e rrezikshme në këto vende rrallë shkatërrohen plotësisht dhe mund të shkaktojnë ndotje të mëtejshme, sipas Observatorit të Konflikteve dhe Mjedisit (CEOBS) me seli në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndotësit e mundshëm të mbetur nga këto goditje përfshijnë karburante, vajra, metale të rënda dhe substanca të çliruara nga zjarret.

Kur goditen vende që përmbajnë armë konvencionale, zona kontaminohet nga lëndë shtytëse dhe eksplozivë, shumë prej të cilëve janë toksikë.

Një përforcues i përdorur për municionet me eksploziv të lartë është TNT, i cili mund të qëndrojë në tokë për një kohë të gjatë dhe të dëmtojë bimësinë. Agjencia Amerikane e Mbrojtjes së Mjedisit e klasifikon atë si një kancerogjen të mundshëm për njerëzit. Përqendrime të larta gjenden ende në vendet e betejave të Luftës së Parë Botërore, thotë CEOBS.

Impiantet e dëmtuara të raketave paraqesin gjithashtu një rrezik mjedisor. CEOBS thotë se Irani përdor raketa balistike me lëndë djegëse të ngurtë dhe të lëngshme, si dhe disa lëndë shtytëse të lëngshme, të cilat janë shumë toksike dhe të vështira për t’u asgjësuar.

Ndërkohë, sulmet ndaj anijeve rreth ngushticës së Hormuzit mund të shkaktojnë derdhje nafte. Irani  u raportua të marten në mbrëmje se po vendoste mina shpërthyese në Ngushticën e Hormuzit, të cilat mund të jenë të dëmshme për ekosistemet detare.

“Valët e fuqishme nënujore nga shpërthimet mund të shkaktojnë dëmtime dëgjimore, çorientim dhe madje vdekje te balenat, delfinët dhe speciet e tjera të kafshëve detare, si dhe dëmtime nga shpërthimet në shkëmbinj nënujorë dhe struktura të tjera natyrore”, tha drejtori i CEOBS, Doug Weir.

Bombardimet intensive mund të kenë pasoja edhe në tokë: rrëshqitje të vogla dheu mund të ndodhin pranë vendeve të sulmit në terren malor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026

Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar

Kryeministri Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se “po përpiqet të shkaktojë përçarje” në Mbretërinë e Bashkuar, pas vrasjes së Henry...
16:02 | 04/06/2026