Nga ushtria tek ekonomia, si po ndryshojnë objektivat e dyshes SHBA–Izrael

12 Mars 2026 | 15:03

Në 24 orët e fundit, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë bërë një përzgjedhje më të detajuar të objektivave për të sulmuar në Iran.

Përveçse po përpiqen të shkatërrojnë infrastrukturën kombëtare dhe forcat e sigurisë, dy vendet po godasin edhe fuqinë ekonomike të Republikës Islamike.

Kështu, natën mes së mërkurës dhe së enjtes, banka më e vjetër iraniane, Sepah, me seli në Teheran, u godit nga një sulm ajror.

Institucioni në fjalë luan një rol kyç në shpërndarjen e pagave për pjesëtarët e forcave të sigurisë dhe ata të Gardës Revolucionare.

Gjithashtu, ajo konsiderohet shumë e rëndësishme për Vitin e Ri Persian, që festohet më 21 mars, dita kur shpërndahen edhe pagat.

Kjo ditë është e rëndësishme për familjet e efektivëve të forcave të sigurisë, por edhe për iranianët e thjeshtë që duan të përgatiten për këtë festë.

Duke reaguar, ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi, paralajmëroi hakmarrje, duke bërë që bankat ndërkombëtare në vendet e Gjirit, përfshirë Citibank dhe HSBC, të mbyllin përkohësisht dyert.

Krahas kësaj, gjatë natës mes së mërkurës dhe së enjtes në Teheran pati edhe më shumë sulme me dronë ndaj postblloqeve të Basij, një milici vullnetare që ka luajtur një rol thelbësor në shtypjen brutale të protestave.

Vazhdimisht, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë deklaruar se synojnë të krijojnë kushtet që iranianët të dalin në rrugë për të protestuar.

Disa e mirëpresin këtë mundësi, por të tjerë druhen se ajo do të shtojë ankthin dhe frikën e tyre, ndërsa lufta po intensifikohet në çdo drejtim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026