Rama mohon presionet lidhur me Portin në Porto Romano: Nuk kemi pasur asnjë pakënaqësi nga SHBA dhe BE

13 Mars 2026 | 12:59

Kryeministri Edi Rama ka folur në një konferencë për mediat nga Kryeministria për ndërtimin e portit të Porto Romanos.

Rama u shpreh se nuk ka të dhëna që kompania është gjendur nën presion, por sipas tij procesi është zhvilluar nën presion.

Sipas tij nuk ka pasur ndonjë presion nga SHBA-të, ndërsa pretendoi se së bashku me BE-në nuk kanë shprehur shqetësime. Rama vë në dukje se sa më rëndësi është ndërtimi i portit të ri, kapacitete të cilat porti aktual nuk i ka.

“Nuk ka pasur asnjë shqetësim të shprehur nga SHBA apo nga BE. Por ka pasur presion të vazhdueshëm nga faktorë të tjerë të painteresuar që ai port të jetë një histori suksesi.

Që nga A-ja, kur disa thonë për çfarë duhet një port i ri se ne kemi portin tonë, atë kënetën në zemër të Durrësit. Dhe e lidhnin idenë e portit të ri me shitjen e atdheut në duart e arabëve, në fakt e vërteta është se përtej injorancës, gjithmonë ka pasur forca që të mos ecte përpara projektoi i portit të ri.

Pse? Për një arsye, porti ekzistues nuk ka asnjë kapacitet për të qenë nyja strategjike logjistike e korridorit të 8. Edhe po ta zbukurosh, është i papërshtatshëm për të qenë nyje logjistike. Këtë e thonë proceset e ndjekura dhe realiteti se ai port është mes qytetit.

E dyta, porti i ri si nyje lidhëse e korridorit të 8, e çon Shqipërinë në një nivel krejt tjetër, por dhe shqiptarët. Është një nyje e lidhur edhe me një tjetër nyje strategjike, Portin e Thatë të Prishtinës, dhe me nyjen e Portit të Thatë të Shkupit.

Nëse mendoni se të gjithë mezi po presin që shqiptarët të bëhen më të fortë, mund ta mendoni por iu siguroj që në një sërë vendesh ka forca të cilat nuk e mirëpresin këtë. Kjo nuk ka të bëjë me armiqësira gjeopolitike.

Nëse mendoni se porti i ri është një port që ata të cilët i kanë të lidhura interesat me rrugët e trafiqeve mendoni gabim”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026