Gashi pasi u zgjodh kryesues i KPK: Do ta ushtroj detyrën me paanshmëri e profesionalizëm

13 Mars 2026 | 13:48

Me katër vota pro, Arian Gashi është zgjedhur kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i cili u zotua se këtë detyrë do ta ushtrojë me paanshmëri, transparencë e profesionalizëm.

Kandidati tjetër i Gashit për kryesues të KPK-së, Milot Krasniqi mori vetëm dy vota.

Pas procesit të fshehtë të votimit për këtë proces, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit, Agron Qalaj tha se mandati i Arianit Gashit si kryesues i KPK-së nis nga data 13 mars 2026.

“Konstatojmë se me katër vota për Arian Gashi zgjidhet e kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës. Dy vota për Milot Krasniqin të gjitha fletëvotimet janë të rregullta. Nuk ka ndonjë parregullsi në fletëvotimet…Mandati i Arian Gashit fillon nga data 13 mars 2026 dhe zgjat deri në përfundim të mandatit si anëtar i Këshillit”, deklaroi ai.

E pasi mori pozitën e kryesuesit të KPK-së, Arian Gashi u zotua se këtë detyrë do ta ushtroj me paanshmëri, transparencë dhe profesionalizëm duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026