Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Partia Demokratike ka emëruar Aurel Bylykbashi në detyrën e drejtuesit politik për qarkun e Vlorës.
Në një njoftim për mediat të Partisë Demokratike thuhet se, “Bylykbashi me një eksperiencë të gjatë në politikë dhe si ish-deputet, do të ketë një rol kyç në riorganizimin e degëve lokale, në mobilizimin e elektoratit dhe në forcimin e frymës opozitare në qark”.
“Emërimi i tij shihet nga strukturat e Partisë Demokratike si një hap drejt rritjes së angazhimit politik në terren dhe ndërtimit të një strukture më të fortë organizative në një nga zonat më të rëndësishme elektorale të vendit”, thuhet më tej në njoftim.
Aurel Bylykbashi më herët ka qenë deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, dhe kandidat i PD-së për bashkinë e Elbasanit. Gjithashtu ai ka mbajtur detyra të rëndësishme gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.
Rama: Bizneset shqiptare duhet të përgatiten për tregun e BE-së, po vjen një transformim i pandalshëm
Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha
Pango tha se privatizimi i Kompleksit “Partizani” u kërkua i përshpejtuar, reagon Berisha pas dëshmisë së ish-ministrit të tij
- 13:11 “U përpoqa,” Neymar pas humbjes ndaj Norvegjisë njofton mbylljen e karrierës me Brazilin
- 12:54 Eliminimi nga Kupa e Botës, Carlos Queiroz jep dorëheqjen nga posti i trajnerit të Ganës
- 12:44 Ministri Hereu: Spanja pritet të tërheqë 100 milionë turistë këtë vit
- 12:29 Victoria Beckham synon një tjetër sukses, gati të hyjë në industrinë e luksit për shtëpinë
- 12:19 UEFA shpërthen ndaj FIFA-s: Vendim i paprecedent për Balogun, rrezikon integritetin e Botërorit 2026
- 12:07 Kosova sekuestron asete në vlerë 1 milion euro të një rrjeti të trafikimit të drogës