“E mirëpresim dorëheqjen e Iranit”, Hegseth: Ndalimi i programit bërthamor mbetet prioriteti kryesor

13 Mars 2026 | 14:19

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, thotë se ndalimi i programit të armëve bërthamore të Iranit mbetet një “mision thelbësor” ndërsa sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj vendit vazhdojnë.

Duke folur në një konferencë për mediat në Pentagon, Hegseth tha se Presidenti Donald Trump është i përqendruar në ndërprerjen pëgjithmonë të aftësisë së Iranit për të prodhuar armë bërthamore.

Hegseth nuk tha nëse do të nevojiten forca tokësore për të siguruar furnizimin e Iranit me uranium të pasuruar ose me objektet e tij bërthamore, por tha se SHBA-të po shqyrtojnë një sërë opsionesh. Ai tha se do të mirëpriste një vendim nga udhëheqësit e Iranit për të hequr dorë vullnetarisht nga programi i tyre.

“Ne e kemi thënë që nga fillimi: mohojini Iranit armët bërthamore”, tha Hegseth.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026