Kurti fton opozitën në takim për presidentin, i përgjigjet Osmanit për datën e zgjedhjeve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se që sot do ‘t’i dërgojë ftesat tek liderët e partive opozitare për t’u takuar në fillim të javës së ardhshme.
Kështu deklaroi Kurti në një prononcim për media teksa u pyet për çështjen e presidentit, pas vizitës në QKUK, raporton KosovaPress.
“Duhet të takohemi dhe unë qysh sot do t’i dërgoj ftesat për t’u takuar në fillim të javës së ardhshme”, tha ai.
Kurti i është përgjigjur deklaratës së presidentes, Vjosa Osmani sa i përket caktimit të datës së zgjedhjeve më 28 dhjetor.
I pyetur nga KosovaPress lidhur me këtë çështje, ai tha se nuk ka qenë e mundur që të mbahen më 21 dhjetor e as më 4 janar.
“Zgjedhjet e fundit janë mbajtur më 28 dhjetor, për bindjen time të fuqishme zgjedhjet nuk ka qenë e mundur të mbahen më 21 dhjetor për shkak se ekziston edhe shkresa nga sekretariati i KQZ-së, që thotë se kanë të pamundur organizimin e zgjedhjeve për 21 dhjetor për të përmbushur afatet e domosdoshme kohore lidhur me sfidat teknike e logjistike. Mos harroni që ne kishim në tetor dhe nëntor edhe dy raunde të zgjedhjeve lokale dhe hymë në procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ende pa u bërë certifikimi i zgjedhjeve lokale. Prandaj, nuk ka pasur mundësi tjetër për datë përveçse më 28 dhjetor. Nëse ndokush do të mendonte se ka qenë e mundur të organizohen zgjedhjet më 4 janar, as kjo s’ka qenë e mundur për shkak të aspektit buxhetor”, tha ai pas vizitës në QKUK.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.