Trump: Kemi goditur objektiva në ishullin Khargo të Iranit, i njohur si zemra e naftës së vendit

14 Mars 2026 | 08:43

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ushtria amerikane ka bombarduar rëndë objektiva në Ishullin Kharg të Iranit, i cili përpunon pothuajse të gjitha eksportet e naftës së papërpunuar të vendit, dhe ka kërcënuar se mund të godasë edhe infrastrukturën e naftës në ishull.

“United States Central Command kreu një nga sulmet më të fuqishme ajrore në historinë e Lindjes së Mesme dhe shkatërroi plotësisht çdo objektiv USHTARAK në ‘xhevahirin e kurorës’ së Iranit, Ishullin Kharg,” shkroi Trump në rrjetet sociale.

“Kam zgjedhur TË MOS shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishull. Megjithatë, nëse Irani, apo kushdo tjetër, bën diçka për të penguar kalimin e lirë dhe të sigurt të anijeve nëpër Ngushtica e Hormuzit, do ta rishqyrtoj menjëherë këtë vendim.”

SHBA dhe Izraeli kanë vepruar me kujdes përsa i përket këtij ishulli, por zyrtarë të administratës Trump raportohet se kanë thënë se marrja nën kontroll e Khargut ishte një opsion i mundshëm ndërsa lufta në Lindjen e Mesme vazhdon.

Ishulli, i ndodhur rreth 30 kilometra larg bregdetit iranian, përpunon rreth 90% të eksporteve të naftës së papërpunuar të Iranit, sipas një analize të fundit nga JPMorgan Chase.

Mediat shtetërore në Iran deklaruan se pas sulmeve amerikane nuk ka pasur dëme në infrastrukturën e naftës në ishull.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026