Elbasani fiton mes kaosit, Flamurtari zhytet në fund të renditjes

15 Mars 2026 | 11:53

Tre gola, shumë tension, dy penallti të humbura dhe përplasje mes lojtarëve e tifozëve në fund të ndeshjes. Përballja e së shtunës mes Flamurtarit dhe Elbasanit i pati të gjitha. Para, gjatë dhe pas takimit gjithçka u zhvillua nën masa të forta sigurie nga policia, ku të pranishme ishin edhe forcat e FNSH-së.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të Elbasanit. Me këtë humbje, Flamurtari mbetet në vendin e 9-të me 24 pikë, në një pozicion shumë të vështirë në renditje.

Elbasani kaloi në avantazh që në minutën e 5-të. Flamurtari pati mundësinë të barazonte, por Marku gaboi dy herë nga pika e penalltisë. Menjëherë më pas, Elbasani shënoi edhe golin e dytë. Flamurtari arriti të ngushtojë shifrat pak minuta më vonë, por kjo nuk mjaftoi dhe takimi u mbyll 1-2.

Pas përfundimit të ndeshjes, tensioni u rrit edhe më shumë. Fillimisht pati përplasje në distancë mes dy tifozerive, ndërsa më pas situata u përshkallëzua në hollin e stadiumit. Një konflikt mes lojtarëve krijoi një situatë të nxehtë, ku nuk munguan edhe tifozët.

Policia ndërhyri për të normalizuar situatën, ndërsa forca të shumta sigurie u vendosën edhe jashtë stadiumit. Vetëm pas largimit të tifozëve të Elbasanit situata nisi të qetësohej.

Një mbrëmje e mbushur me përplasje, tension dhe grindje, ndërsa rezultati i ndeshjes ndëshkon vlonjatët, të cilët tashmë rrezikojnë seriozisht qëndrimin në kategori.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hidratim apo avantazh taktik, rregulli i ri në Botëror ndez debat

Pushimet e detyrueshme të hidratimit në Kupën e Botës 2026 po shkaktojnë debat të madh mes trajnerëve dhe ish-futbollistëve, teksa shumë prej tyre i konsiderojnë...
14:40 | 23/06/2026

Messi kërkon të “pushtojë” Botërorin me rekorde të reja

Babai i tij është i sëmurë dhe situata është serioze. Vetëm kjo do të mjaftonte për ta komplikuar Kupën e Botës të Lionel Messit. Sikur...
14:35 | 23/06/2026

Klose përgëzon golashënuesin e ri më të mirë të Botërorit: Messi nuk është shaka!

Ishte vetëm çështje kohe para se rekordi i golashënuesit më të mirë të Botërorëve, i vendosur nga Miroslav Klose në Kupën e Botës 2014, të...
14:34 | 23/06/2026