Ministri i Mbrojtjes: Të përdorësh emrin e UÇK-së për politikë, është turpi më i madh

23 Qershor 2026 | 15:20

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i është bashkuar reagimeve ndaj Dritan Goxhajt, i cili ka dalë në krye të artikulimit të kërkesave të protestës të së hënës. Në një reagim publik, ministri i Mbrojtjes shprehet se nuk mund të përdoret emri i UÇK-së për interesa personale apo politike.

Ministri shpërndau postimin e Ramës dhe e shoqëroi me një koment ku vë në kontrast ata që morën pjesë në luftë me ata që, sipas tij, e mbështesin atë vetëm në fjalë. Më tej, Nufi ka kritikuar gjithashtu protestën, duke pretenduar se ajo nuk ka një drejtim apo objektiva të qarta,

“Sa e lehtë është të mbështesësh luftën nga divani dhe të refuzosh të shkosh me shokët në fushëbetejë, njejtë si sot të marrësh “pëlqime” nga sheshi i një proteste, e cila nuk dihet nga ata që e përkrahin as se kush e drejton apo çfarë realisht kërkon të arrijë! Nuk ka turp më të madh se sa të hidhet baltë mbi gjakun dhe flamurin e UÇK-së – luftës më të lavdishme të popullit shqiptar për liri në trojet e veta duke e lidhur atë me sharlatanë që guxojnë të flasin në emër të heronjve të vërtetë. Turp vërtet i madh që dikush pretendon të flasë në emër të tyre apo në emër të patriotizmit duke dëmtuar drejtpërsëdrejti interesat kombëtare shqiptare! Ky lloj njeriu vetëm me iranianët dhe/apo gjakprishurit ka lidhje, sepse me UÇK-në asnjë lloj lidhje nuk ka!

Ndërkohë, Komandanti i vërtetë i UÇK-së është në Hagë, i mbajtur padrejtësisht! Ndërsa arkitekti i vërtetë i revolucionit të rrugëtimit të Shqipërisë drejt familjes së vlerave evropiane, duke bërë një transformim të jashtëzakonshëm për vendin është Edi Rama dhe këtë e kanë treguar më së miri shqiptarët me votën e tyre duke përkrahur atë masivisht dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë!” shkroi Nufi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjyqi i “Sterilizimit”, Beqaj jashtë kafazit! Shtyhet seanca për kërkesat paraprake

Seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme për çështjen e koncesionit të “Sterilizimit” është shtyrë këtë të martë, pasi prokurorët e SPAK kërkuan kohë për...
14:23 | 23/06/2026

Policia dhe RENEA operacion në Fushë-Krujë për kapjen e Ylli Zallës, nuk gjendet në banesë. Sekuestrohet 1 pistoletë

Policia e Tiranës këtë të martë në bashkëpunim me RENEA-n kanë zhvilluar një operacion në fshatin Zallë të Fushë-Krujës për kapjen e të shumëkërkuarit Ylli Zalla. Operacioni...
14:07 | 23/06/2026

Gjyqi ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, pyetet dëshmitari i radhës. Shtyhet seanca për më 14 korrik

Në Gjykatën e Posaçme këtë të martë është zhvilluar seanca e radhës në gjyqin ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli. Në seancë u...
13:37 | 23/06/2026