Kim Jong Un ndjek testimin e sistemeve raketore i shoqëruar nga e bija

15 Mars 2026 | 12:41

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ndoqi provën e një sistemi lëshimi raketash me vajzën e tij, raportuan mediat shtetërore të vendit. Kim ndoqi stërvitjen në të cilën morën pjesë 12 lëshues raketash ultra precizë 600 milimetra, raportoi KCNA.

Stërvitja ndodhi në një kohë kur po vazhdojnë manovrat ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut, të cilat Pheniani i sheh si një provë për një pushtim, sipas AP.

Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi dje se kishte zbuluar rreth 10 raketa balistike të lëshuara nga rajoni i kryeqytetit të Koresë së Veriut drejt Detit Lindor, kujtoi agjencia.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Koresë së Jugut i quajti lëshimet një provokim që shkelte rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që ndalojnë çdo aktivitet balistik nga Koreja e Veriut.

KCNA citoi Kim të ketë thënë se stërvitja me rreze sulmi prej 420 kilometrash “do ta bëjë armikun të kuptojë fuqinë shkatërruese të armëve bërthamore taktike”.  Sipas AP, ai me sa duket po i referohej Koresë së Jugut dhe trupave amerikane të stacionuara në atë vend.

“Nëse përdoren këto armë, infrastruktura ushtarake e armikut brenda rrezes së goditjes nuk do të mbijetojë kurrë”, tha Kim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026