Qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët! Policia arreston 40-vjeçarin në Maliq
Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Maliq. Arrestimi i tij ka ardhur pasi u raportua 40-vjeçari po qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët dhe rrezikuar jetën e tyre. Policia menjëherë ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe e ka vënë në pranga.
Ai rezulton i dënuar më parë për vjedhje dhe për prodhim e shitje të narkotikëve. Gjithashtu u arrestua për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, një 48-vjeçar grek. Ai ishte bashkë me 40-vjeçarin në momentin kur po qëllonte me armë zjarri.
Nga ky operacion janë sekuestruar arma e zjarrit tip kallashnikov, municion luftarak, fara kanabisi dhe një aparat metalkërkues.
“Maliq/ Qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët dhe rrezikuar jetën e tyre; Policia kap dhe vë në pranga 40-vjeçarin.
Në pranga edhe një shtetas grek, që ishte bashkë me 40-vjeçarin. Sekuestrohen arma e zjarrit tip kallashnikov, municion luftarak, fara kanabisi dhe një aparat metalkërkues.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Orman, një shtetas po qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët dhe rrezikuar jetën e tyre, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimet e Policisë lokalizuan, neutralizuan dhe vunë në pranga shtetasin K. A., 40 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq, i dënuar më parë për vjedhje dhe për prodhim e shitje të narkotikëve.
Në vendngjarje u sekuestruan arma e zjarrit tip kallashnikov dhe municion luftarak. Gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën fara kanabisi dhe një aparat metalkërkues, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, edhe shtetasi grek D. P., 48 vjeç, banues në Athinë, i cili ishte bashkë me 40-vjeçarin në momentin kur ai qëllonte me armë zjarri.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi grek kishte ardhur në banesën e 40-vjeçarit për të kërkuar flori me anë të aparatit metalkërkues, i cili dyshohet se ishte sjellë prej tij nga Greqia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta