Përfundon takimi në Bruksel, Vuçiç polemika me Kurtin për njohjen e Kosovës
Përfundon në Bruksel takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Pas takimit, presidenti i Serbisë ka deklaruar për mediat se është rënë dakord për të vazhduar dialogun deri në fund të muajit korrik.
“Unë nuk di çfarë t’ju them, të jem i sinqertë mendoj se zgjatja e bisedimeve flet edhe për rezultatet, u ra dakord për të vazhduar dialogun deri në fund të korrikut, shpresoj se kjo është një gjë e rëndësishme që mund të garantojnë paqen dhe stabilitetin. Çdo gjë tjetër do të ishte e panevojshme për t’u komentuar”, u shpreh presidenti serb para mediave.
Ai shtoi se delegacioni i Kosovës nuk dëshiron të përmbushë marrëveshjet e nënshkruara dhe nuk do të diskutojë mbi bashkimin e komunave serbe.
Vuçiç tregoi se në këtë takim nuk kanë munguar edhe përplasjet me kryeministrin Kurti, ku i ka theksuar se nuk do ta njohë asnjëherë Kosovën si shtet.
“Ai më pyeti kur do ta njohësh Kosovën dhe unë ju përgjigja ‘asnjëherë’. Erdhi në Bruksel për të mos rënë dakord për asgjë”, ka deklaruar Vuçiç.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell si dhe ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
LEXONI GJITHASHTU:
Rinisja e dialogut Kosovë-Serbi, analisti Maliqi: S’pres ndonjë zhvillim me rëndësi nga Brukseli
Nis në Bruksel takimi Kurti-Vuçiç, të pranishëm në tryezën e bisedimeve Borrell dhe Lajçak
Kurti përballë Vuçiç, analisti Hajrullahu: Kryeministri i Kosovës nuk shkon për të vijuar dialogun
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut