Ndeshja Poloni-Shqipëri, hapet procesi i aplikimit për shortin e biletave! Afatet dhe si të aplikoni

16 Mars 2026 | 12:25

Federata Shqiptare e Futbollit, FSHF ka njoftuar se është hapur procesi i aplikimit për shortin e biletave për ndeshjen Poloni-Shqipëri. Ndeshje e vlefshme për fazën play-off të Kampionatit Botëror 2026, që do të luhet më 26 mars në Varshavë.

Të gjithë tifozët që dëshirojnë të aplikojnë duhet të regjistrohen paraprakisht në platformë duke krijuar një llogari personale ose duke përdorur një llogari ekzistuese. Çdo individ do të ketë mundësi të aplikojë vetëm për dy bileta, pa mundësi për të kërkuar më pak apo më shumë.

Procesi i aplikimit do të jetë i hapur për një periudhë 48 orë. Pas përfundimit të kësaj periudhe, sistemi do të përzgjedhë në mënyrë rastësore aplikantët fitues.

Aplikantët e përzgjedhur do të njoftohen përmes email-it, ku do të marrin një link të personalizuar për të përfunduar pagesën e biletave. Pagesa duhet të kryhet brenda 24 orëve nga momenti i marrjes së njoftimit.

Pas përfundimit të pagesës, tifozët fitues do të marrin një link përkatës për të aksesuar biletat e tyre. Biletat do të jenë të disponueshme për shkarkim në aplikacionin zyrtar “Mobilny System Biletowy”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hidratim apo avantazh taktik, rregulli i ri në Botëror ndez debat

Pushimet e detyrueshme të hidratimit në Kupën e Botës 2026 po shkaktojnë debat të madh mes trajnerëve dhe ish-futbollistëve, teksa shumë prej tyre i konsiderojnë...
14:40 | 23/06/2026

Messi kërkon të “pushtojë” Botërorin me rekorde të reja

Babai i tij është i sëmurë dhe situata është serioze. Vetëm kjo do të mjaftonte për ta komplikuar Kupën e Botës të Lionel Messit. Sikur...
14:35 | 23/06/2026

Klose përgëzon golashënuesin e ri më të mirë të Botërorit: Messi nuk është shaka!

Ishte vetëm çështje kohe para se rekordi i golashënuesit më të mirë të Botërorëve, i vendosur nga Miroslav Klose në Kupën e Botës 2014, të...
14:34 | 23/06/2026