I kequshqyer dhe me plagë në këmbë, 5-vjeçari dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK! Arrestohen prindërit
Një fëmijë 5-vjeçar është dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën Qendrore të QKUK-së. Mësohet se i mituri kishte plagë të rënda në këmbë dhe me shenja të kequshqyerjes. Gjithashtu bëhet me dije se fëmija ka vështirësi në komunikim.
Për shkak të dyshimeve për keqtrajtim të mundshëm të fëmijës, janë njoftuar organet kompetente, përfshirë Policinë dhe shërbimet sociale.
Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, në procesin e trajtimit janë përfshirë edhe psikologu, psikiatri i fëmijëve dhe punëtori social, me qëllim të vlerësimit dhe ofrimit të mbështetjes së nevojshme psikosociale.
Autoritetet kanë nisur hetimet ndërsa janë arrestuar prindërit e tij. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se dy prindërit akuzohen për veprat penale ‘Shkelja e detyrimeve familjare’ sipas nenit 244 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’ sipas nenit 186 të KPRK-së.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur