Guidat turistike zhvillojnë tur në Vlorë, vizitojnë atraksionet historike dhe kulturore

17 Mars 2026 | 17:01

Një grup i përbërë nga guida të ardhshme turistike, por edhe profesorë të tyre si dhe përfaqësues të shoqatës së guidave kombëtare turistike kanë vizituar Vlorën.

Ata janë njohur nga afër me disa prej sisteve arkeologjike dhe vendeve më të vizituara në qytet, ku i janë shpjeguar në detaje për secilin prej vendeve cfarë përfaqësojnë dhe cila është historia që trashëgojnë në breza

“Në lidhje me Sheshin e Flamurit është për nder të ngritjes së flamurit më 1912. Më parë ka qenë në 2 pjesë sheshi: para dhe një pjesë 100 metra më tutje shtiza dhe varri i Ismail Qemalit. Monumenti i Pavarësisë, aty janë 3 figurat më të rëndësishme: Ismail Bej Vlora, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, kurse personi me flamur është anonim.”

“Manastiri i Zvërnecit është i shekullit të 9 ose 10, ose në 13 e 14. Është brenda në Lagunën e Nartës, në një ishull. Laguna është 58 km katrorë, është laguna më e rëndësishme se ka aktivitetin e nxjerrjes së kripës.”

Ardiola Alikaj, kryetarja e shoqatës kombëtare të guidave turistike thotë se kanë zgjedhur Vlorën për shkak të atraksioneve të shumta që qyteti ka.

“Unë jam Ardiola Alikaj dhe jam kryetare e Shoqatës Kombëtare të Guidave Turistike. Sot jam në Vlorë dhe është zgjedhur të jetë pjesë e guidave dhe po përgatiten të bëjnë ture e të japin info për këtë qytet që është një nga shtyllat kryesore të turizmit. Unë si eksperte turizmi dhe si historiane, Vlora të ofron të gjitha: ofron detin, malin, ka pasuri dhe reliev”, tha ajo.

Kastriot Façi, udhrëfyes malor tregon se është tepër i rëndësishëm njohja nga afër me detaje historinë e këtyre vendeve.

“Është një ditë e veçantë se ndodhemi në një nga atraksionet më të veçanta në jug të Shqipërisë, në Vlorë. Gjatë kësaj dite ne jemi njohur me disa nga këto atraksione së bashku me të rinj e të reja që janë pjesë për udhërrëfyes turistik. E nisëm nga Sheshi i Flamurit, u njohëm me detaje, fakte e shifra, pastaj në Xhaminë e Plumbit e disa zona të tjera, Zvërneci, Muradie etj., ku ka shumë histori. Vlora është shumë e rëndësishme, është qytet bregdetar dhe duhet vizituar patjetër”, tha Façi.

Elsava Dedja shpehet se numri i guidave turistike të licensuara duket se po shtohet gjithmonë edhe më tepër për shkak të rritjes së numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë.

“Unë jam Elsava Dedaj, jam nga Mati. Sapo mbyllëm 6 muaj praktikë nga veriu deri në jug. Duke parë kërkesën për turizëm, ne po shtojmë numrin e guidave. Sot mbyllëm një praktikë dhe vizituam Vlorën me shumë atraksione, që ta çojmë Vlorën dhe gjithë Shqipërinë përpara në turizëm.”

Guidat e ardhshme turistike të licensuara kanë zhvilluar një tur në gjithë Shqipërinë, duke vizituar qytetet me atraksionet më të shumta turistike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026