Turqia forcon mbrojtjen ajrore, NATO vendos një tjetër sistem Patriot në Adana

18 Mars 2026 | 10:56

NATO po vendos një tjetër sistem mbrojtës raketor amerikan Patriot në provincën jugore turke të Adanas, ku personeli nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera janë të vendosur në Bazën Ajrore Incirlik, tha të mërkurën Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Turqia, e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe të NATO-s dhe është fqinje me Iranin, tha javën e kaluar se aleanca kishte vendosur një sistem Patriot në provincën juglindore të Malatya-s, pranë një baze radari të NATO-s, si pjesë e hapave për të forcuar mbrojtjen ajrore kundër kërcënimeve me raketa nga lufta e Iranit.

Adana strehon Bazën Ajrore Incirlik të Turqisë, ku ndodhen personel nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Spanja dhe Polonia, si dhe trupa turke.

“Përveç masave kombëtare për sigurinë e hapësirës ajrore dhe të qytetarëve tanë, një sistem shtesë Patriot po vendoset në Adana, i cili u vu në funksion nga Komanda Ajrore Aleate në Ramstein të Gjermanisë, duke plotësuar sistemin spanjoll Patriot tashmë ekzistues në rajon”, tha në një deklaratë Ministria Turke e Mbrojtjes.

Në të njëjtën kohë, Ankaraja thekson se, pavarësisht përpjekjeve për të zhvilluar sisteme vendase, ende nuk ka një mburojë anti-ajrore të zhvilluar plotësisht. Si rezultat, është mbështetur në sistemet e NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor.

Sipas burimeve turke, që nga fillimi i luftës, janë rrëzuar tre raketa, të cilat Ankaraja pretendon se u lëshuan nga Irani, gjë që përforcon nevojën për të mbrojtur më tej rajonin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028

Asteroidi 2024 YR4 është aktualisht asteroidi më i rrezikshëm për Tokën për shkak të probabilitetit të hyrjes në atmosferën e Tokës, megjithatë, rreziqet janë ende...
10:10 | 30/06/2026

Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se nuk është antiamerikane, por as nuk është “e gjunjëzuar”, mes polemikave të fundit mbi komentet e Presidentit të SHBA-së...
10:06 | 30/06/2026

Rubio: Do rivendosim unitetin në Libi

Administrata amerikane synon të punojë me partnerët për të mbështetur përpjekjet për të rivendosur unitetin në Libi, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio...
10:04 | 30/06/2026