U kap me armë zjarri dhe tritol, Urim Meta: Kisha nevojë për para, do shiteshin në Maqedoninë e Veriut
Urim Meta i cili u arrestua një ditë më parë nga policia për trafik armësh ka pranuar akuzat që në momentin e arrestimit. Para hetuesve ka deklaruar se armët do të shiteshin në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë dëshmisë së tij, Meta ka thënë se porosinë e ka marrë nga ndërmjetës dhe nuk e di se kush është personi që do i merrte në Maqedoninë e Veriut.
“Do i çoja deri atje, paradhënie mora 400 euro dhe pjesën tjetër pasi të dorëzoja armët dhe municionet”, është shprehur 46-vjeçari.
Ai ka thënë që është përfshirë në trafik armësh pasi kishte nevojë për para. Kallëpët e tritolit do të shiteshin me nga 500 euro copa.
Arrestimi i tij u arrit pas një ndjekje në fshatin Shëngjergj ku policia ndau edhe pamje nga operacioni. Policia sekuestroi 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë.
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni