U dërgua në spital në gjendje të rëndë, operohet 5-vjeçari nga Lipjani
Klinika e Pediatrisë e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, SHSKUK ka njoftuar se është operuar 5-vjeçari nga Lipjani i cili u paraqit të martën në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai ndodhet në Kujdesin Intensiv Pediatrik.
“Pacienti 5-vjeçar sot i është nënshtruar intervenimit të nevojshëm kirurgjik në nivel të këmbëve nga ekipet specialistike të Ortopedisë dhe Kirurgjisë Plastike. Intervenimi sapo ka përfunduar dhe është realizuar sipas indikacioneve mjekësore. Gjatë procedurës kirurgjikale, gjendja e pacientit ka qenë stabile”, thuhet në njoftimin.
Pacienti është transferuar në Kujdesin Intensiv Pediatrik, ku po vazhdon trajtimin, mbikëqyrjen dhe përkujdesjen e mëtejme të tij.
5-vjeçari dërgua të martën në gjendje të rëndë në Emergjencën Qendrore të QKUK-së. Mësohet se i mituri kishte plagë të rënda në këmbë dhe me shenja të kequshqyerjes. Gjithashtu bëhet me dije se fëmija ka vështirësi në komunikim.
Për shkak të dyshimeve për keqtrajtim të mundshëm të fëmijës, autoritetet kanë nisur hetimet ndërsa janë arrestuar prindërit e tij. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se dy prindërit akuzohen për veprat penale ‘Shkelja e detyrimeve familjare’ sipas nenit 244 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’ sipas nenit 186 të KPRK-së.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës