U kap me armë në Shëngjergj, 46-vjeçari: Kisha nevojë për para

18 Mars 2026 | 15:37

Urim Meta i cili u arrestua nga policia për trafik armësh ka pranuar akuzat që në momentin e kapjes së tij. Para hetuesve ka deklaruar se armët do të shiteshin në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë dëshmisë së tij, Meta ka thënë se porosinë e ka marrë nga ndërmjetës dhe nuk e di se kush është personi që do i merrte në Maqedoninë e Veriut.

Më tej 46-vjeçari është shprehur se detyra e tij ishte t’i dërgonte në Maqedoninë e Veriut dhe për këtë punë kishte marrë paradhënie 400 euro, ndërsa pjesën tjetër pasi të dorëzonte armët dhe municionet.

Ai ka thënë se është përfshirë në trafik armësh pasi kishte nevojë për para. Kallëpët e tritolit do të shiteshin me nga 500 euro copa.

Urim Meta u arrestua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 teksa transportonte armët dhe municionin, që dyshohet se i kishte marrë në fshatin Shëngjergj.

Nga kontrolli në automjetin që drejtonte u gjetën 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Policia vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta qytetare vijon në ditën e 59-të të saj teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skëndërbej”...
20:09 | 28/07/2026

Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune

Me diplomë universitare por të papunë. Kjo është gjetja e ekspertëve të statistikave të cilët në raportin “Tregu i Punës 2025” tregojnë se 17,800 persona...
19:40 | 28/07/2026

Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C

“Le të thyejmë barrierat” kjo është motoja e ditës botërore të hepatiteve për vitin 2026. Ekspertët apelojnë për tu testuar dhe parandaluar hepatitet apo atë...
19:06 | 28/07/2026