Bastet sportive online, detyrim identifikimi për lojtarët, kërkohet ID dhe numër kontakti

18 Mars 2026 | 15:33

Lojtarët që do të vendosin bastet sportive online duhet të identifikohen në sistem me kartë identiteti.

Në aktet nënligjore që po miratohen  nga Ministria e Financave, njeri prej tyre përfshin detajet personale për t’u përfshirë në sistem.

Vendimi i  botuar ne Fletoren Zyrtare, synon rritjen e sigurisë, transparencës dhe kontrollit të këtij aktiviteti, duke vendosur rregulla të qarta për operatorët e licencuar.

Sipas këtij vendimi, çdo lojtar duhet të regjistroje edhe adresën e banimit dhe email-in ose numrit të telefonit. Po ashtu, faturat dhe transaksionet financiare, duhet të regjistrohen dhe monitorohen në kohë reale nga autoritetet përkatëse. Rregullat e reja synojnë të ndalojnë minorenët në vendosjen e basteve, përmes identifikimit të datëlindjes nga karta e identitetit, ndersa ligji garanton mbrojtjen e të dhënave personale pas regjistrimit.

Një tjetër element i rëndësishëm është integrimi i detyrueshëm i platformave me sistemet shtetërore të monitorimit, duke mundësuar raportimin automatik të të gjitha basteve, fitimeve dhe pagesave.

Ligji për bastet sportive është miratuar, por nuk ka nisur të zbatohet pasi janë një sërë aktesh nënligjore të cilat duhet të miratohen në ministrinë e Financave, për të vendosur kontroll dhe rregulla të forta në këtë segment të lotarive në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026