Bllokohen 6 anije me ton gaz natyror të lëngshëm në Ngushticën e Hormuzit

18 Mars 2026 | 17:39

Gjashtë anije indiane , që transportonin rreth 300,000 ton gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga Lindja e Mesme, janë bllokuar në hyrje të Ngushticës së Hormuzit, sipas Ministrisë së Porteve, Transportit Detar dhe Rrugëve Ujore të Indisë.

Në total, 22 anije indiane që transportojnë naftë, LNG, kimikate dhe produkte të tjera të naftës kanë mbetur të bllokuara në këtë zonë strategjike. Situata vjen në sfondin e tensioneve të rritura mes Izrael, Shtetet e Bashkuara dhe Iran.

Megjithatë, disa dërgesa kanë arritur të mbërrijnë në Indi, përfshirë rreth 98,000 ton LNG dhe mbi 80,000 ton naftë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të transportuara përmes së njëjtës ngushticë nga dy anije.

Zyrtarë të Ministrisë së Naftës dhe Gazit Natyror kanë shprehur shqetësim për furnizimet me LNG, duke paralajmëruar për ndërprerje të mundshme. Qeveria u ka bërë thirrje kompanive të kërkojnë burime alternative energjie, ndërsa theksohet se vendi ka rezerva të mjaftueshme nafte dhe rafineritë po operojnë me kapacitet të plotë.

Ndërkohë, Marina Indiane ka dërguar tre anije në Detin Arabik dhe në zonën e Ngushticës së Hormuzit për të shoqëruar dhe mbrojtur anijet në segmentet më të rrezikuara të rrugës detare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026