Publikohen imazhet satelitore, pasojat e sulmit ndaj kompleksit të gazit Ras Laffan në Katar
Janë publikuar imazhet e para satelitore që tregojnë pasojat e sulmit ndaj Ras Laffan, kompleksit më të madh në botë për gazin dhe përpunimin e kondensatit, i vendosur në Katar.
Raportimet ndërkombëtare thonë se Irani sulmoi me raketa balistike këtë impiant strategjik, i cili prodhon një pjesë të konsiderueshme të gazit natyror të lëngëzuar. Një raketë arriti të godasë impiantin, ndërsa pjesa tjetër u neutralizuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore. Pasojat përfshinë flakë dhe dëme të konsiderueshme, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë në vendin e ngjarjes.
Pas kësaj Ministria e Jashtme e Katarit u ka urdhëruar atasheve ushtarakë dhe të sigurisë të Iranit, së bashku me stafin e tyre, të largohen nga vendi. Ata që quhen “persona no grata” nga Katari kanë 24 orë kohë për t’u larguar nga vendi, thotë ministria e jashtme, duke thënë se kjo vjen pas sulmeve të përsëritura iraniane. Në një deklaratë të postuar në mediat sociale, thuhet se nëse Irani vazhdon veprimet “armiqësore”, atëherë Katari do të duhet të marrë masa shtesë për të mbrojtur veten.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë