Berisha në Bruksel: Integrimi europian duhet të bazohet në meritë dhe standarde reale

19 Mars 2026 | 17:46

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim zyrtar me Presidentin e Parlamentit të Rajonit të Brukselit, Bertin Mampaka.

Në fjalën e mirëseardhjes, Presidenti Mampaka vlerësoi praninë e Berisha, duke theksuar rëndësinë dhe rolin e veçantë të Parlamentit të Brukselit. Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e Berishës ndër vite në politikë, veçanërisht angazhimin e tij në mbrojtje të demokracisë dhe pluralizmit.

Nga ana e tij, Berisha shprehu mirënjohjen për Parlamentin e Brukselit dhe institucionet federale belge për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Gjatë takimit, Berisha prezantoi situatën aktuale politike në Shqipëri, duke theksuar se vendi ndodhet në një moment të vështirë demokratik. Ai iu referua raportit të fundit të Institutit V-Dem, i cili e klasifikon Shqipërinë si “autokraci elektorale”, duke e konsideruar këtë një alarm serioz për demokracinë në vend.

Berisha theksoi se në Shqipëri prej më shumë se një dekade nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke përmendur arrestimin e tre liderëve të opozitës gjatë vitit elektoral dhe shqetësimet e ngritura nga kreu i Delegacionit të Misionit Vëzhgues të Parlamentit Europian lidhur me ndikimin e krimit të organizuar në proceset zgjedhore.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të grupeve kriminale dhe karteleve të drogës, të cilat sipas Berishës kanë shtrirë aktivitetin e tyre nga Amerika Latine drejt porteve europiane, duke u kthyer në një shqetësim jo vetëm kombëtar, por edhe europian. Ai theksoi se paratë e krimit dhe trafikut të drogës po deformojnë ekonominë, veçanërisht në sektorin e ndërtimit.

Berisha shprehu gjithashtu shqetësimin për emigracionin masiv, duke bërë të ditur se mbi 1.1 milion shqiptarë kanë lënë vendin drejt vendeve të BE-së gjatë dekadës së fundit, dhe e cilësoi korrupsionin si një problem kyç.

Presidenti Mampaka nga ana e tij vlerësoi rolin e Berishës në mbrojtje të demokracisë, pluralizmit dhe transparencës. Ai u shpreh se do të ngrejë shqetësimet e paraqitura në Parlamentin e Brukselit dhe në nivele të tjera qeverisëse, duke përdorur të gjitha instrumentet parlamentare për të rritur ndërgjegjësimin mbi situatën në Shqipëri.

Berisha riafirmoi angazhimin e Partisë Demokratike për integrimin europian të Shqipërisë, duke theksuar se ky proces duhet të bazohet në meritë dhe standarde reale. Ai nënvizoi nevojën për rikthimin e shtetit të së drejtës dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nën një qeveri teknike.

Në këtë takim, Berisha shoqërohej nga deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi, Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Enri Ceno, si dhe znj. Erisa Bajaziti, znj. Denisa Nela dhe z. Ilir Lika, përfaqësues të komunitetit shqiptar në Belgjikë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Për të katërtën ditë radhazi, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Këtë herë ishte Sidorela Vatnikaj ajo që lexoi...
20:04 | 25/06/2026

Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 26-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
19:50 | 25/06/2026

Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri

Meteorologët parashikojnë se viti 2027 do të jetë edhe më i nxehtë, si pasojë e ndikimit të fenomenit El Nino, i cili pritet të rrisë...
19:43 | 25/06/2026