Trump takohet me kryeministren e Japonisë: Operacioni kundër Iranit shumë pranë fundit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi një takim me kryeministrin e Japonisë, Sanae Takaichi, në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa bisedimet u përqendruan te situata e tensionuar në Lindjen e Mesme.
Trump përsëriti pozicionin e tij mbi luftën me Iranin, duke theksuar se SHBA dhe Izraeli kanë neutralizuar marinën, forcën ajrore dhe udhëheqjen e Iranit, duke shtuar se operacioni është “shumë pranë përfundimit”. Ai mohoi gjithashtu planet për vendosjen e trupave amerikane në rajon, duke thënë se nuk do të dërgonte trupa dhe as nuk do t’ua tregonte medieve nëse do të kishte planifikuar.
Kryeministrja e Japonisë, Takaichi, vlerësoi rolin e Trump si të pazëvendësueshëm për arritjen e paqes globale dhe shtoi se zhvillimi i armëve bërthamore nga Irani nuk duhet lejuar kurrë. Ajo paralajmëroi gjithashtu për ndikime të mundshme negative në ekonominë globale për shkak të situatës aktuale.
Sipas saj, zyrtarët japonezë kanë bërë thirrje të drejtpërdrejta ndaj Iranit që të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike në rajon.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West