Efektivi i Policisë Rrugore të Tiranës ndahet nga jeta në krye të detyrës

19 Mars 2026 | 20:59

Një efektiv i Policisë Rrugore ka humbur jetën në krye të detyrës në Tiranë si pasojë e një arresti kardiak. Bëhet fjalë për oficerin Ilir Budlla, 58 vjeç, i cili po shërbente me shërbimet e Qarkullimit Rrugor kur papritmas pësoi incidentin fatal.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, së bashku me drejtorët e departamenteve, Neritan Nallbati dhe Dhimitraq Ziu, vizituan familjen e oficerit, vendosën kurora dhe dorëzuan Certifikatën e Karrierës si nderim për kontributin e tij. Bizhga shprehu mbështetjen e plotë të institucionit dhe theksoi se humbja e Budllës është një dhimbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë Policinë e Shtetit.

Me një karrierë mbi 33 vjeçare, Ilir Budlla njihej si një punonjës i përkushtuar, korrekt dhe me integritet të lartë profesional, i cili shërbeu me devotshmëri qytetarëve dhe ligjit.

Policia e Shtetit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe kolegëve të tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të enjte do të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila hyn në ditën e...
19:14 | 25/06/2026

Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj

Turizmi në Shqipëri vijon të shënojë rritje, me një përshpejtim të ndjeshëm gjatë muajit maj. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë majit 2026...
18:50 | 25/06/2026

Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 11 shtetas, në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet më 22 dhe 23 qershor 2026, të dyshuar për...
18:48 | 25/06/2026