Dosja Epstein/ Rritet presioni ndaj Sarah Ferguson, ligjvënës amerikanë kërkojnë dëshminë e saj

21 Mars 2026 | 09:08

Sarah Ferguson nuk është parë në publik prej disa muajsh ndërsa po shtohen thirrjet që ajo të japë dëshmi për lidhjet e saj me Jeffrey Epstein.

Ligjvënës amerikanë kanë kërkuar vazhdimisht që ish-bashkëshorti i saj, Andrew Mountbatten-Windsor, t’u përgjigjet pyetjeve për lidhjet e tij me financierin amerikan të dënuarin për krime seksuale, Jeffrey Epstein. Tani po i kërkojnë edhe Ferguson të bëjë të njëjtën gjë.

Kongresmeni Suhas Subramanyam, anëtar i Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve që po heton trajtimin e ndjekjes penale të Epstein, tha se ai beson se Ferguson ka “informacion që lidhen me hetimin”.

“Sarah Ferguson duhet të japë dëshmi nën betim para komitetit tonë,” tha ai.

Por, nuk ekziston një mekanizëm ligjor që ta detyrojë Ferguson të dëshmojë në SHBA.

Thirrjet e Subramanyam u mbështetën edhe nga kongresmenia demokrate Melanie Stansbury, e cila u bëri thirrje të gjithë personave që kanë informacion mbi abuzimet e Epstein dhe bashkëpunëtorëve të tij të bashkëpunojnë për të siguruar drejtësi për viktimat.

“Nëse Ferguson apo ndonjë anëtar i familjes së tyre ka informacion, përgjegjësia jonë është të ndjekim faktet kudo që ato na çojnë,” i tha ajo BBC-së.

Familja e akuzueses së njohur të Epstein, Virginia Giuffre, tha se besonte se ish-Dukesha e York-ut do të shkojë në SHBA për t’u përgjigjur pyetjeve

“Nëse Ferguson di diçka, ajo duhet të dëshmojë menjëherë në Shtetet e Bashkuara,” tha një përfaqësues për vëllain e Giuffre, Sky Roberts.

Sakaq, po qarkullojnë thashetheme se asaj i janë ofruar shuma me gjashtë shifra nga rrjete televizive amerikane për një intervistë për të folur mbi këtë çështje.

Por, sipas Max Goldbart, redaktor i televizionit ndërkombëtar në Deadline, “është e vështirë të thuhet nëse tani ata do ta konsideronin atë si të komprometuar”.

Kjo vjen pas publikimit të detajeve të reja për miqësinë e ish-Dukeshës së York-ut me të ndjerin e dënuar për krime seksuale, të cilat u zbuluan në miliona dokumente të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së në fillim të këtij viti.

Email-et tregojnë se ajo ka kontaktuar Epstein ndërsa ai ndodhej në burg për kërkim prostitucioni nga një e mitur, dhe se ajo i kishte marrë vajzat e saj për drekë me të në Miami, disa ditë pas lirimit të tij nga burgu.

Gloria Allred, një avokate e njohur që përfaqëson disa nga viktimat e Epstein, tha se zbulimet e reja e bëjnë të qartë se ajo “nuk është viktimë në këtë histori”.

“Ndërsa shumë individë të përmendur në dosjet Epstein mund të pretendojnë se nuk kishin dijeni për krimet e tij ndaj fëmijëve kur kanë pasur kontakte me të, kjo nuk është një mbrojtje që Sarah Ferguson mund ta përdorë,” tha ajo.

“Ajo ka vizituar rregullisht shtëpitë e tij. Ajo do të ketë parë po aq sa Andrew. Është e pamundur që jo. Ajo ishte shumë e afërt me Epstein,” tha Lownie për BBC.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor

Mbetjet e një aeroplani të linjës ajrore Pan American Airways janë gjetur 74 vjet pasi ai u rrëzua në Oqeanin Atlantik, Clipper Endeavor u gjet...
21:00 | 22/07/2026

Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet

Kryetari i Parlamentit të Iranit dhe kryenegociatori Mohammad Bagher Qalibaf tha të mërkurën se situata në Ngushticën e Hormuzit nuk do të kthehej në gjendjen...
20:42 | 22/07/2026

Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë

Më shumë se 3,000 persona janë evakuuar nga mbi 12 komunitete në veriperëndim të Ontarios, ndërsa Kanadaja po përballet me një nga sezonet më intensive...
20:14 | 22/07/2026