Ukraina sulmon gjatë natës me rreth 300 dronë territorin rus

21 Mars 2026 | 09:35

Ukraina lëshoi ​​283 dronë kundër Rusisë gjatë natës, një nga numrat më të lartë që nga fillimi i luftës. Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se dronët u interceptuan duke shtuar se nuk pati dëme ose të lënduar.

Guvernatori, Yuri Slyusar theksoi se rreth 90 nga mjetet ajrore pa pilot kishin në shënjestër rajonin e Rostovit, në kufirin me Ukrainën. Guvernatori i rajonit Saratov në Rusinë jugperëndimore tha se dy persona u plagosën në një sulm me dron që dëmtoi disa shtëpi.

Negociatorët ukrainas dhe amerikanë pritet të takohen në Shtetet e Bashkuara të martën për bisedime të reja, në një përpjekje për të rinisur procesin e përfundimit të luftës.

Bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës, nën kujdesin e Shteteve të Bashkuara, u ndërprenë nga lufta në Lindjen e Mesme që shpërtheu më 28 shkurt me sulmet amerikane-izraelite kundër Iranit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026