Asambleja e PS! Belinda Balluku nuk lëviz nga Fieri, gazetarja Shehu sjell detajet

21 Mars 2026 | 11:20

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Sheku nga Gjiri i Lalëzit ka zbuluar detaje të reja lidhur me diskutimet që po zhvillohen në Asamblenë e PS-së. Gazetarja thekson se ka zëra por jo të konfirmuar që pritet të ketë disa ndryshime në qarqe të drejtuesve politikë. Ajo shton se deri tani është e konfirmuar se në qarkun e Fierit do të vijojë të qëndrojë Belinda Balluku.

“Në fakt ditën e sotme përveç organizimit të brendshëm të Partisë Socialiste, pikëpyetja më e madhe është nëse do të kemi ndryshime të drejtuesve politikë në qarqe. Kjo organizatë ose më saktë kjo Asamble e Partisë Socialiste ditën e sotme në Durrës zhvillohet ekzaktësisht një vit përpara se të mbahen mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale.

Duke marrë parasysh që Partia Socialiste në pjesën më të madhe të rasteve është e organizuar dhe nuk i lë asgjë rastësisë apo momentit të fundit mund të ketë edhe nga zoti Rama gjatë fjalës së tij kur të jetë e hapur edhe për mediat në fund të saj ndryshime tek drejtuesit politikë në qarqe.

Aktualisht kemi të konfirmuar vetëm qarkun e Fierit ku do të vijojë të qëndrojë Belinda Balluku, ndërkohë sa i takon qarqeve të tjera mund të ketë ndryshime.  Do të vlerësohet nëse këto ndryshime do të bëhen ditën e sotme apo në një periudhë tjetër. Zëra ka, por jo të konfirmuar që pritet të ketë disa ndryshime në qarqe duhet thënë”, tha ajo.

https://euronews.al/analiza-e-klosit-per-zgjedhjet-fieri-qarku-me-i-forte-tirana-eshte-rezervuari-me-i-madh-i-votes-sone/
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026