Takimi Biden-Putin, Çipa: Legjitimon si fuqi të madhe presidentin rus, do ketë edhe vëmendjen e Kinës

16 Qershor 2021 | 12:42

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Akri Çipa u shpreh në Euronews Albania se takimi në Gjenevë mes Joe Biden dhe Vladimir Putin do ketë vëmendjen e madhe të Europës, SHBA-së dhe Rusisë.

Por, ai shtoi se edhe Kina e shikon me vëmendje të veçantë këtë takim, për shkak se aty do profilizohet sesi do të jetë marrëdhënia e SHBA-së me Rusinë në 4 vitet e ardhshme.

Ndërkohë, ai theksoi se ky takim i jep një fuqi të madhe presidentit rus.

“Ky takim i jep një legjitimim si fuqi e madhe z.Putin, është një status që ka kohë që përpiqet ta krijojë për Rusinë, një status që përpiqet t’ia imponojë opinionit rus, duke legjitimuar në një farë mënyre qëndrimin e tij të jashtëzakonshëm në drejtim të shtetit”, u shpreh z. Çipa.

Ai shtoi se edhe Joe Biden në këtë takim ka ardhur me një paketë specifike, ku në të janë një sërë çështjesh.

“Një nga çështjet kryesore që ka interes edhe Europa është ajo e kontrollit të armëve, armëve bërthamore në radhë të parë, por edhe raketave”, tha ai.

“Ndryshimet klimaterike, ngrohja globale, një tjetër kauzë që mund të shërbejë për të përafruar palët dhe për t’u bërë çështje dialogu”, shtoi ai.

Sipas ekspertit një tjetër shqetësim që ka SHBA janë edhe sulmet kibernetike, që Rusia nuk i merr përsipër.

LEXONI GJITHASHTU:

Biden takon Putin në Gjenevë, 4.000 policë dhe ushtarë për sigurinë e dy liderëve

Biden dhe Erdogan zhvillojnë takim e parë në Bruksel, presidenti i SHBA-së e cilëson si pozitiv

Në prag të takimit, Putin: Biden është ndryshe nga Trump, nuk do ketë lëvizje impulsive

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026