Dy skenarët e kërkesave të Trump për Iranin
Kemi biseduar me Hassan Ahmadian, profesor i asociuar në Universitetin e Teheranit, rreth komenteve të Trumpit se të dyja palët kanë “pikë të rëndësishme dakordësie”, duke pyetur nëse kjo tregon se presidenti amerikan po fiton kohë apo nëse ka vërtet një rrugë për një zgjidhje të mundshme të luftës.
Ja çfarë tha ai:
“Ekzistojnë dy skenarë të mundshëm për këtë: Ai ose po tërhiqet vërtet nga afati që kishte shpallur dhe po ul tensionin ndaj Iranit ka, mendoj, shumë aktorë në rajon dhe në botë që duan të shohin një gjysmëmarrëveshje që Irani dhe Shtetet e Bashkuara mund ta pranojnë.
“Por ka edhe një skenar tjetër: ai mund të shkojë drejt përshkallëzimit, duke përgatitur forcat dhe asetet e tij në rajon për të sulmuar më fort Iranin brenda pesë ditësh.
“Mendoj se Irani po përgatitet për të dy skenarët.
“Dëgjuam nga burime rajonale se po përpiqen të ndërmjetësojnë. Duket se disa vende po përpiqen të kanalizojnë mesazhe midis dy kryeqyteteve, por Teherani është shumë i vendosur se deri tani nuk ka pasur asnjë diskutim me Shtetet e Bashkuara.
“Kështu që mund të ndodhë secili nga skenarët.”/AlJazeera
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë