I akuzuar për zhdukjen dhe vrasjen e Jan Prengës, Altin Hajri dënohet me burgim të përjetshëm

24 Mars 2026 | 13:23

Rrëmbimi, vrasja dhe zhdukja e Jan Prenga ka sjellë një vendim të rëndë nga GJKKO, e cila ka dënuar me burgim të përjetshëm Altin Hajrin.

Sipas hetimeve, Prenga, pasi u mor peng, u dërgua në “Golden Resort” në Shijak, ku besohet se u vra dhe trupi i tij më pas u zhduk.

Figurat kyçe e dyshuara për organizimin e rrëmbimit dhe zhdukjes së Prengës janë Dritan Rexhepi dhe Altin Hajri, ndërsa pamjet e sigurisë dhe komunikimet në aplikacione të enkriptuara janë pjesë e provave kryesore të SPAK.

Për këtë ngjarje, është dënuar me burgim të përjetshëm edhe Festim Bexhdili, kopshtari i resortit “Golden”. Ai është shpallur fajtor për rrëmbimin me pasojë vdekjen dhe zhdukjen e kufomës së Jan Prengës.

Jan Prenga dhe Altin Hajri

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026