Ministri Hoxha bisedë telefonike me homologun grek, në fokus marrëdhëniet mes dy vendeve

24 Mars 2026 | 21:34

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha përmes një postimi në “X” ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij grek, George Gerapetritis. Hoxha ka ndarë detaje nga biseda e tyre teksa thekson se rikonfirmuan angazhimin e tyre për të avancuar marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Ministri gjithashtu ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Greqisë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Sot zhvillova një bisedë të parë telefonike, miqësore dhe të orientuar drejt së ardhmes, me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, z. George Gerapetritis.

Rikonfirmuam angazhimin tonë për të avancuar marrëdhëniet shqiptaro-greke në një frymë konstruktive, të mbështetur në partneritetin strategjik si aleatë në NATO dhe një perspektivë të përbashkët evropiane.

Ky shkëmbim ishte një mundësi e vlefshme për të shqyrtuar gjendjen aktuale të marrëdhënieve dhe për të identifikuar mënyra konkrete për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Ramë dakord mbi rëndësinë e një dialogu politik të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt rezultateve, të bazuar në respekt të ndërsjellë dhe partneritet të sinqertë, për adresimin në mënyrë konstruktive dhe pragmatike të çështjeve dypalëshe, si dhe për avancimin e projekteve që nxisin marrëdhënie të mira fqinjësore, ndërlidhjen, kontaktet ndërmjet njerëzve dhe stabilitetin rajonal.

Theksova rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Greqisë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, një qëndrim që Ministri Gerapetritis e ka rikonfirmuar vazhdimisht dhe për të cilin shprehim mirënjohjen tonë.

Në përfundim, përcolla urimet e mia më të përzemërta me rastin e 205-vjetorit të Ditës Kombëtare të Greqisë”, shkruan ministri Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026